Meta: Mos e provoftë askush kokëfortësinë time! Fëmijët e Monikës janë të sigurtë, e kanë një pallat

393
0

“Demokracia për mua është e panegociueshme. Kriza jonë është krizë e shtetit të së drejtës”.

Kështu tha Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për media, pas votimeve të së dielës.

Duke iu drejtuar Edi Ramës, ai tha se “Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Unë nuk jam vetëm, janë shumë shqiptarë që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbrojtur vendin. Nuk do bëjmë cirk me Shqipërinë, nëse do bëjmë cirk le të dalim të gjithë me çitjane dhe nallane. Nëse më thotë më burri i Monikës, do i them gruaja e Bilalit. Unë jam President i Republikës, nuk më intereson çfarë bën Monika. Fëmijët i ka të sigurtë Monika se falë firmës së tij ka një pallat te Unaza e Re dhe për këtë duhet ta falenderoj Edin”, u shpreh Meta.

Ai tha se shqiptarët nuk pranojnë askënd që të instalojë tirani të vetën personale.

Sipas kreut të shtetit nuk mund të jetojnë më shqiptarët me humoret e Edit apo Monikës.

Ai shtoi se nëse do të kishte qenë në Shqipëri, dhe jo jashtë, me gjasë opozita nuk do i kishte djegur mandatet e deputetëve, ose të paktën Lëvizja Socialiste për Integrim.