“ TANI MË DËGJO MUA SE KAM 30 VJET QË JU DËGJOJ”, ENDRI SHABANI BËN PËR ‘UJË TË FTOHTË’ BERISHËN

2243
0

Aktivisti i njohur Endri Shabani është përballur ditën e djeshme në emision me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përballja nuk ka qenë e lehtë për ish-kryeministrin, teksa Shabani i ka argumentuar se një pjesë të madhe të barrës për situatën politike sot në vend, e mban edhe Berisha, i cili ka 30 vjet në politkë, e që është përgjegjës direkt reformën kushtetuese të 2008-ës, që sipas Shabanit, i ka dhënë paprekshmërinë çdo kryeministri dhe Edi Ramës sot.

Debati:

Endri Shabani: Unë personalisht jam plotësisht i bindur me atë që thoni, kemi parë me prova se si ka ardhur në pushtet, në bashkëpunim me grupet kriminale, dhe që po qeveris bashkë me oligarkët. Problemi këtu është zgjidhja. Ju përfaqësoni një klasë politike që keni ardhur në 1991 me premtimin që do të ndëshkoni krimet e komunizmit. Dhe nuk është faji juaj që Gramoz Ruçi është aty, por është përgjegjësia tuaj që nuk u ndëshkuan ata.

Ilir Meta dhe Fatos Nano nuk u ndëshkuan kur erdhët ju në pushtet. Fatos Nano bredh nëpër Europë me lekët e shqiptarëve, dhe Ilir Meta sot është president i republikës. Ju erdhët për të çmontuar diktaturën, për të sjellë demokracinë dhe në 2008-ën bashkë me Edi Ramën, instaluat një mundësi për një autokraci tjetër. Sot edhe një mekanizëm që ka mbetur për të rrëzuar Edi Ramën, nuk është as një ligj për referendumet, as nismat ligjore, as brenda PS-së që ta kontrollojnë Edi Ramën. Dhe gjithë kësaj kohe, sot po më del mjekra dhe shoh që asnjë nuk ndëshkohet. Edhe Fatos Nano bashkëpunonte me grupet kriminale vidhte zgjedhjet. Dhe pse do të besojmë ne se do të jetë ndryshe kësaj radhe po iku Rama? Pse mos të besojmë që ka ardhur momenti për të ndryshuar sistemin.

Sali Berisha: Kanë shumë të drejtë ta ndryshojnë.

Endri Shabani: Çfarë trashëgimie keni lënë ju, Nato vizat, por keni lënë institucione shumë të dobëta. Ndryshimet e 2008 kanë bërë një kryeministër shumë të fortë përballë parlamentit, institucioneve. Kjo është një trashëgimi politike për të cilën ju duhet të reflektoni. Zoti Berisha ju kam dëgjuar për 30 vjet a mund të më dëgjoni 30 sekonda?