Protestuesit i zënë rrugën për në Shkodër, Rama u bën surprizën e papritur

1461
0

Edhe pse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nuk i dha leje PS-së për zhvillimin e një takimi elektoral sot në Shkodër me argumentin se këtë të enjte nuk ka asnjë shesh të lirë për shkak të aktiviteteve të organizuara në sezonin turistik, Rama ishte i vendosur të zhvillojë mitingun.

Nderkohë që ka shkuar më kot përpjekja për ti bllokuar rrugën kryeministrit Rama.

Protestuesit i zunë pritën në afërsi të Dajçit duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, por Rama devijoi rrugën duke vijuar me axhendën e tij elektorale.

Pas kësaj policia dhe protestuesit u shpërndanë.