I del në mbrojtje shokëve të partisë për përgjimet, gazetarja e “masakron” Braçen por ai i përmend drejtorin..

1108
0

Zv. Kryeministri Erion Braçe, edhe pse nuk figuron në përgjimet e BILD duke vjedhur vota apo duke folur për hallatet, siç rezultojnë një pjesë e kolegëve të tij rilindas, e ka ndjerë të nevojshme të dalë dhe të justifikojë këta të fundit, para mediave.

Gjatë momentit kur Braçe po rreshtonte një sërë alibishë për përgjimet, ai ka hasur në kundërshtimin e gazetarëve, veçanërisht të gazetares së FaxNews, Ambrosia Meta, e cila ka këmbëngulur që Braçe t’u përgjigjet pyetjeve.

Zv. Kryeministri, në linjën e kryeministrit Rama, e ka kërcënuar gazetaren duke i përmendur drejtorin dhe redaksinë.   (shih videon më poshtë). /TPZ.al/

VIDEO: