Shumë qytetare shqiptarë që kanë punuar me dokumente të rregullta në Itali kanë protestuar përpara ambasadës italiane duke kërkuar realizimin e marrëveshjes dypaleshe në mënyrë që t’u njihen kontributet që kane derdhur në vendin fqinj.
Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë punuar atje të përfitojnë pension për aq vite sa kanë punuar.
Janë mbi 160-170 mijë emigrantë shqiptarë që paguajnë rregullisht e kontribuojnë në shumë sektorë të ekonomisë italiane e minimumi që duhet t’i garantojmë është që kontributet shoqërore që paguajnë sot t’i japin të drejtën e një pensioni në të ardhmen.
Deri më tani vetëm është diskutuar ndërmjet palëve, por nuk ka pasur asgjë konkrete. Pa ambasadë italiane protestuesit i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme për të zgjidhur sa më shpejt këtë shqetësim të tyrin.