Ky është vetëm fillimi, çfarë thonë meteorologët për ditët në vijim

1409
0

Ndonëse fillimi i muajit Qershor ishte mjaft i freskët dhe me reshje shiu, duket se shumë shpejt temperaturat ndryshuan duke pësuar rritje të ndjeshme.

Sipas meteorologëve ky muaj pritet të jetë mjaft i nxehtë dhe sipas zonave përkatëse temperaturat mesatare mujore do të jenë 3-4°C mbi vlerat tipike të një qershori normal.

Zonat do të ndihet më shumë nxehtësia janë ato lindore si Dibra, Mati, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça ku përgjithësisht vera ka qenë më e freskët.

E njëjta situatë do të jetë edhe gjatë muajit korrik sipas parashikimeve, ndërsa në muajin gusht do të kemi temperatura më afër vlerave normale mujore./Opinion.al/