‘Ku jeni o të pafytyrë’/ Babai i Stresit kapet me mediat pas lirimit të birit: Turpi ju mbuloftë, Zoti ua ktheftë..

1091
0

Para disa Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë me kusht reperin Arkimed Lushaj, të njohur ndryshe si Stresi, menjehere ka reaguar babai i tij Sali Lushaj.

Sali Lushaj falenderon miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen, ndërkohë që paralajmëron sfida të tjera në vazhdim.

‘Miq , shoke e dashamires . Kurre nuk kam dashur lufterat por jeta ka beteja qe duhen fituar. Ju faleminderit per mbeshtetjen te gjitheve .Sfida te tjera ne vazhdim’, shkruajti ai në Facebook, por vetëm dy orë më vonë ka shpërthyer ashpër ndaj mediave, madje ka mallkuar edhe gazetarët.