Duke qenë se duhet të përballonin një udhëtim prej dhjetë orësh bashkë me fëmijën e saj katër muajsh, një nënë e cila udhëtonte me avion nga Seuli, Koreja e Jugut, drejt San Francisco, i habiti pasagjerët.
Ajo shpërndau më shumë se 200 qese me karamele, tapa për veshët dhe një letër ndjese.
Në letër shkruhej, “Përshëndetje, më quajnë Junwoo dhe jam katër muajsh, Sot udhëtoj për në SHBA me mamin dhe gjyshen time, për të vizituar tezen. Jam pak nervoz dhe i frikësuar pasi është udhëtimi im i parë me avion. Kjo do të thotë se mund të qaj dhe të bëj zhurmë. Do mundohem të rri mirë, edhe pse nuk ju premtoj. Ju kërkoj ndjesë!
Mami im ka përgatitur nga një dhuratë të vogël për ju. Në këtë qese ka karamele dhe tapa për veshët. Mund ti përdorni, nëse do bëj zhurmë. Udhëtim të mbarë! Faleminderit”.
Një pasagjer mbeti i befasuar nga veprimi i gruas dhe shkrepi disa fotografi duke i publikuar në Facebook. Gjetja e gruas u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.