Importi i makinave të përdorura, shtyhet afati..

Pas ankesave të qytetarëve qeveria ka vendosur shtyrjen e afatit të hyrjes së fuqi me dhjetë muaj, nga data 28 shkurt 2019, që ishte më parë, në 31 dhjetor 2019.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat informoi lidhur me ndryshimin e vendimit për masat kundër ndotjes së ajrit, lidhur me importin e makinave të përdorura.

“Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në: Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019. Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2019. Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së”, u shpreh Balluku.

Ajo shtoi se automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.