Shëndetësia u përmirësua, Shqipëria ngrihet në renditje..

Agjensia prestigjoze amerikane “Bloomberg”, e cila bën rankimin e indeksit ekonomik të 169 vendeve të zhvilluara si dhe mbulimin me shërbime shëndetësore, e ngjit Shqipërinë për vitin 2019 me 7 vende.

Indeksi i shëndetit, sipas agjensisë “Bloomberg”, e rendit vendin tonë në vendin e 43-të, ndërkohë që dy vite më parë Shqipëria ishte në vendin e 50.

Tanimë, Shqipëria renditet pas Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, duke lënë pas vende si Sllovakia dhe Hungaria. Bloomberg në këtë rankim merr në konsideratë faktorë që ndikojnë në shëndetin e popullatës si ushqimet që konsumojnë, obeziteti, jetëgjatësia, vdekja foshnjore, por edhe rreziqet që lidhen me duhanpirjen, alkoolin, ndotjen e ajrit apo edhe ndotjen e ujit, si edhe kushtet e sistemit shëndetësor.

Të dhënat zyrtare, “Bloomberg” i merr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për vendin tonë vihet re se ka patur një ulje të faktorëve të riskut siç janë duhanpirja, pasi ka rënë numri i konsumatorëve të duhanit. Moslejimi i konsumit të duhanit në ambientet e mbyllura ka ndikuar në reduktimin e numrit të duhanpirësve.

Nga ana tjetër, është ulur vdekja foshnjore. Referuar rankimit të “Bloomberg” vihet re përmirësim i shërbimeve shëndetësore ndaj popullatës.

Ndërsa në vend të parë në këtë indeks renditet Spanja, e cila ka kapërcyer menjëherë 6 pozicione në klasifikim që nga indeksi më i fundit i bërë nga kjo agjensi në vitin 2017 e në vend të dytë renditet vendi ynë fqinj, Italia./tch/

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.