Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se është bërë administratore e përgjithshme e grupit mediatik Ora News dhe Channel One.
Jakaj shprehet falenderuese dhe mirënjohëse ndaj atyre që i besuan këtë detyrë.
“Administratore e pergjithshme e grupit mediatik Ora News dhe Channel One Faleminderit gjithë atyre që me besuan këtë detyrë të veshtirë e njëherësh kaq fisnike! Mirënjohje pafund dhe përkushtim maksimal…”, shkruan Jakaj.
E para që e ka uruar ka qenë vajza e saj, modelja e njohur Oriola Marashi e cila ka shkruar: “Urime mami nje ditë kam ëndërr të di sa gjysma e dijeve të tua”