Skip to content

25-vjeçarja humb jetën, babai i ndërton varrin më të çuditshëm që mund të keni parë

    Fotografitë e varrit të një vajze të re në Rusi, bërë lajm në media të ndryshme dhe në rrjetet sociale.

    Vizitorët e varrezave në Ufa të Rusisë u habitën kur panë se një gur varri ishte në formë i-Phone.

    Telefoni prej guri bazalti është i realizuar me detaje, ka edhe logon e Apple në pjesën e pasme e madje edhe një QR-Code.

    Guri i varrit u ndërtua nga babai, i cili e vuajti shumë humbjen e vajzës 25-vjeçare.

    Ajo vdiq në vitin 2016 nga shkaqe ende të paqarta.

    Gjithashtu nuk dihet arsyeja se përse gurin e varrit, e ndërtoi në këtë formë.

    Prodhuesi i gurit të varrit, i cili ka kryer porosinë, thotë se pasi e kanë parë, njerëzit i kanë bërë edhe porosi të tjera.

    Më poshtë keni fotografitë e publikuara.