Ky ishte sekreti më i madh në jetën private të Enver Hoxhës, për të cilin jetoi gjithmonë me frikë

650
0

Ata të dy ishin njoftuar gjatë kohës kur Enver Hoxha ishe mësues në Korçë, dhe më vonë e zyrtarizuan lidhjen mes familjesh, kur edhe Mbreti Zog ishte pajtuar që ata të dy të martoheshin, ku kishin vendosur të fejoheshin në pranverën e vitit 1939, shkruan Gazeta Metro

Mirëpo, pas konfliktit të Shqipërisë me Italinë, familja mbretërore u largua nga Shqipëria për në Greqi, dhe Hoxha me Mexhiden u ndanë, edhe pse kjo e fundit i kishte kërkuar atij të shkonte me ta, dhe iu bashkuar atyre, por deri në fund, pasi familja mbretërore e kishte tradhtuar atë. . Enver Hoxha ndërroi mendje kur pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë kur u nisën, por po shkonin në Stamboll.

Kështu që, pasi mori një sasi të mirë parash nga Princesha e tij, u kthye në Shqipëri. Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u panë më kurrë, ose së paku nuk u takuan.

Por Princesha Maxhide do të vazhdonte që ta torturonte Enver Hoxhën deri në vdekje, në mënyrën e saj. Që prej vitit 1939 e deri sa vdiq rreth gjysmë shekulli më pas, Enver Hoxha do të jetonte me frikën e zbulimit të letërkëmbimit të tij me motrën e Zogut, që do ta shkatërronte politikisht atë.
Gjetja dhe zhdukja e letrave të shumta që ai i kishte dërguar Princeshës Maxhide u bë obsesioni i jetës së tij. Letrat sigurisht që i ruante princesha e cila jetonte në mërgim pranë të vëllait.
Enver Hoxha pas vdekjes së Princeshës Mexhide, i ka dërguar vadimisht lule te varri.