I shtrirë mbi krevat, del video e momentit të arrestimit të reperit Stresi

428
0

TIRANE – Dalin pamjet e arrestimit të reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Ai u prangos nga FNSH pasditen e djeshme në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës. Në pamjet e publikuara nga policia duket momenti kur prangoset reperi i shtrirë mbi krevat dhe i zhveshur. Ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë si dhe një armë zjarri pistoletë “Beretta” të cilën e posedonte pa leje. Në video duken dy doza lëndë narkotike, dy kartmonedha në lek, një prerje 500-çe dhe një 1000-she te komedina pranë shtratit dhe arma e zjarrit me karikator të mbushur që mbante reperi pa leje.
Stresi ndodhej në shoqërinë e një vajze 20-vjeçare në momentin e arrestimit, e cila u morën në pyetje nga polica, por më pas u la e lirë. Arkimend Lushaj akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Reperi është mbajtur në përgjim nga Prokuroria prej rreth një viti, ndërsa një ditë më pas, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit me burg, masë e cila u ekzekutua nga policia pasditen e të mërkurës. Nesër në orën 11:30, reperi do dalë përpara Gjykatës së Tiranës ku do të vlerësohet masa e sigurisë.