Media e madhe britanike Daily Mail ka raportuar në lidhje me rastin e kopshtit zoologjik të Fierit, ku një luan mbahet në kushte tejet të këqija, pas publikimit të disa fotove nga ambienti që britanikët e kanë quajtur “kopshti zoologjik ferri”.
Fotot janë marrë nga Safari Park Zoo në Fier, në Shqipëri. Në to duket një luan i kequshqyer, i cili jeton në kushte të frikshme, e mbi të gjitha, dëmtim të madh e infeksion duket që ka marrë një prej syve të tij.
Kafshë të tjera si zebra, ujq të dobët apo ndonjë dre tek-tuk, janë gjithashtu kafshët të cilat jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze, në kopshtin zoologjik privat.
Fotografi që ka mundur të shkrepë fotot tregon se këto janë kafshët më të keqtrajtuara që ka parë ndonjëherë.
Ai thotë:
Të gjitha kafshët mbahen brenda kafazeve të vogla, johigjienike dhe të pista. Luani s’ka fuqi të ngrihet në këmbë nga mungesa e ushqimit. Kafshët jetojnë në kushte mizore, pa kujdes veterinar dhe dietë ushqimore”.
Pamjet flasin vetë…