Si mund të përfitojnë pension në Shqipëri emigrantët që jetojnë jashtë

564
0

Për shumë emigrantë që jetojnë jashtë Shqipërisë mbetet problem i madh sigurimi i një pensioni në atdheun e tyre.

Kjo pasi në emigrim pjesës më të madhe të punëtorëve shqiptarë nuk u njihen vitet e punës pasi punojnë në të zezë.

Por së fundmi Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me disa shtete për njohjen e viteve të punës. Kështu në rast se emigrantët që jetojnë jashtë vendit i kanë 15 vite pune në Shqipëri, ata mund të marrin pension.

Në tastet kur nuk i kanë hyn në lojë instrumenti i marrëveshjeve qeveritare.

Kështu vendi ynë ka lidhur marrëveshje për njohjen e viteve të punës me
Turqinë, Gjermaninë, Hungarinë, Rumaninë, Maqedoninë, Luksemburgun dhe Belgjikën, të cilat janë në fuqi. Më 1 dhjetor fillon dhe zbatohet dhe marrëveshja me Austrinë.

Sipas drejtorit të ISSH-së Astrit Hado sa i përket marrëveshjeve me Italinë dhe Greqinë nuk kanë nisur ende negociatat.

Në kushtet për të përfituar një pension të pjesshëm pleqërie duhen minimalisht 15 vite sigurim, dhe për një pension të plotë pleqërie duhen 35 vite.

Ata që nuk u njihen vitet e punës mund të sigurohen vullnetarisht duke paguar kontributet në mënyrë individuale deri në nivelin maksimal për të përfituar më shumë pension.

Të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit, mund të sigurohen vullnetarisht për përfitime që nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm si: në rast aksidenti në punë, sëmundje profesionale dhe paaftësi të përkohshme në punë.

Gjithashtu për vitet që kanë kaluar mund të paguani sigurimet duke filluar nga 01.10.1993. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familiar;

-më shumë të ardhura për të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë. Kështu, të vetëpunësuarit, (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, vazhdojnë krahas sigurimit të detyrueshëm, edhe sigurimin vullnetar për një pension më të lartë të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.

Për të përfituar një pension të plotë duhen plotësuar dy kushte kryesore, që janë mosha, si dhe vjetërsia në punë. Kjo kategori mund të sigurohet për vitet e mbetura për të marrë përfitim të pjesshëm apo të plotë, sipas rastit.