“Zoti më ka sjellë një fat të mirë”, çfarë thoshte Elvana Gjata për të dashurin biznesmen dhe familjen e tij

1220
0

Policia ka shpallur në kërkim, Ervin Matën, biznesmenin 31-vjeçar, i cili është i fejuari i këngëtares Elvana Gjata. 

Këngëtarja është fejuar me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata që prej dy vitesh. 

Elvana ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur në media, por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij. 

Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar” që Elvana hapi, por që shumë shpejt e shiti.  

Ndërkaq, biznesmeni ka shpezuar shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ndërkohë rreth 8 muaj më parë në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. 

Por ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj, biznesmenin, Ervin Mata, i cili u shpall sot në kërkim nga Policia e Shtetit. 

Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi goc vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”. 

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja. 

“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?” 

“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.