U futën të hanin ‘kumbulla’ në arat e shqiptarit, policia italiane shtanget nga ajo që zbulon

638
0

Policia italaine ka mbetur e shtangur kur ka hyrë në arat e një shqiptari, pas dyshimve që kishte. Policia italianë është futur në plantacionet e 25-vjeçarit, duke zbuluar më pas një platacion të vërtetë marijuane.

Shqiptari i quajtur Denis Nuredi menjëherë u arrestua nga autoritetet italiane, ndërsa kishte si bashkëputorë edhe një italian si dhe dy rusë.

Nga kontrollet u sekuestruan rreth 220 bimë marijuane, ose 250 kg, të fshehura mes pemëve të shumta të kumbullave në një hapësirë të madhe prej 3 hektarësh.

Vlera e drogës në treg përllogaritet në 500 mijë euro, ndërsa siç bëhet e ditur nga mediat italiane. shqiptari ishte kujdestari i këtyre platacioneve.