Një gjest për t’u vlerësuar është ai i një 82-vjeçari, i cili ka gjetur rastësith një zarf plot euro teksa shëtiste në rrugën mes Battaglione Framarin dhe Legione Antonini.
Pensionisti gjeti zarfin, por ai nuk kishte as emër apo adresë në të, kështu që vendosi ta dorëzonte në stacionin më të afërt të policisë pasi pa që në të kishte kartëmonedha të euros.
Shuma e eurove në zarf ishte diku tek mbi një mijë euro dhe 82-vjeçari e dorëzoi duke i shpjeguar agjentit të policisë edhe vendin ku e kishte gjetur fiks.
Eurot do i dorëzohen pronarit të tyre vetëm në rast se ai dëshmon shumën e saktë dhe prerjen e kartëmonedhave.
Megjithatë, sipas ligjit, nëse askush brenda një viti nuk i kërkon ato para, atëherë kjo shumë do i kthehet pensionisti që i ka gjetur.