Ambasada Amerikane në Tiranë: Ku të aplikoni tani, që të studioni në Sh.B.A.

440
0

Pak më parë, faqja e Ambasadës Amerikane në Tiranë postoi foton e mëposhtme si udhëzim për gjithë studentët që duan të vazhdojnë nivelet e tjera të arsimit në Shtetet e Bashkuara.

“Jeni të interesuar të thelloni edukimin tuaj duke studiuar në Shtetet e Bashkuara? Aplikoni për Educatin USA Competitive College Club, një program këshillues që u vjen në ndihmë studentëve të gjimnazeve më të mira, për t‘u bërë aplikantë konkurrues në kolegjet dhe universitetet amerikane. Përgjatë programit nëntë mujor, pjesëmarrësit do të ndjekin leksione, aktivitete që i shërbejnë komunitetit, ushtrime ndërkulturore dhe përgatitje për testet. Përmes këtyre aktiviteteve, studentët do të jenë më të përgatitur për të studiuar në Sh.B.A. socialisht dhe akademikisht.”

Në fjalë të tjera, studentët e gjimnazeve mund të aplikojnë për këtë program ku këhsillohen si të jenë aplikantë më të mirë për kolegjet dhe universitetet amerikane.

Aplikantët duhet të jenë në shkollë të mesme, në nisje të vitit të parë ose të dytë këtë vjeshtë. Duhet të kenë rezultate të larta dhe të jenë të interesuar të studiojnë në Sh.B.A. për hapin e radhës në jetën akademike.

Nëse doni të aplikoni ose keni pyetje të mëtejshme, dërgoni një email tek [email protected].

Aplikimet do të pranohen deri më 30 gusht, 16:00.