Thirrja ulëritëse e mjekut: Kini kujdes me fëmijët tek liqeni

556
0

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me një fenomen që ka vënë re në një ditë të zakonshme në vendin tonë.

Kalo ka qenë në zonën e liqenit, teksa ka vënë re se prindërit me fëmijë të vegjël, të cilët kanë shfaqur shenja të lisë së dhenve, i lejojnë ata të luajnë në të njëjtin ambient me fëmijë të tjerë, të cilët janë të paprekur nga ky virus infektues.

Mjeku sqaron disa gjëra të rëndësishme dhe kërkon ndërgjegjësimin e prindërve.

Postimi i tij në Facebook:

Prindër ndërgjegjësohuni: “Ignorantia non est argumentum”……

Arsyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror….

Jo pak fëmijë me shënja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje….

KËTA prindër ose janë plotësisht injorantë dhe nuk e dinë se edhe pas daljes së elementëve kutanë të Varicelës: macula, papula, vezikula e krusta ajo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë, ose papërgjegjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen…Quo vadis Shqipëria ime!!!