Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa do të ngjitet në skenën e Eurovizion, për të kënduar këngën “Mall” e cila është pëlqyer shumë nga fansat në të gjithë Evropën.
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka kushtuar rëndësi një tjetër çështje të rëndësishme, siç është konkurrimi i këngëtarit Eugent Bushpepa sot në finalen e Eurovizionit.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ ambasada i uron fat këngëtarin, ndërsa thekson se të gjithë do të bëjnë tifo për të.
I urojmë fat këngëtarit️ Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të!