Lajm i mirë për shqiptarët, Donald Lu shtyn mandatin. Ja kur do të largohet

465
0

Mesa duket nuk do te ike kur i eshte parashikuar ne vere, por do te qendroje edhe nje tjeter vit ne Shqiperi.

Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv mbrëmjen e sotme u shpreh se mandati i ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu është zgjatur me një vit, pra nga tre vite do të qëndrojë katër.

Sipas tij, ambasadori Lu nuk do të largohet nga Shqipëria në verë. Vendimi, tha Çoçoli lidhet me Reformën në Drejtësi dhe se diplomati nuk largohet pa e mbyllur punën e nisur, ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Ambasadori do të jetë edhe një vit në Tiranë, i është shtyrë mandati, nuk është shtyrë vetëm për tre muaj, por për një vit, ky është një lajm i mrekullueshëm. E ka mandatin tre vite, i është shtyrë edhe një vit, i bëhet katër. Qëndron për të mbyllur punën e nisur. Ky është një fat i madh për ne’, tha ai.