“Hajdut të pagdhendur, gej, të pashkolluar”, grekët të xhindosur për kualifikimin e Shqipërisë

607
0

Para dy ditësh këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa elektrizoi sallën e Eurovizionit me zërin e tij dhe arriti të kualifikohet për në finalen e madhe. Mirëpo ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga pupolli grek, të cilët të inatosur sepse këngëtarja e tyre Yanna Terzi nuk kaloi në finale, kanë shpërthyer në ofendime kundër këngëtarit shqiptar.

Emri i Eugentit prej ditësh është përfolur në mediat greke dhe kjo për shkak të shqiponjës me duar që bëri së bashku me Eleni Foureian, këngëtaren me origjinë shqiptare që është e njohur në Greqi.

Ky veprim saj bëri bujë në mediat e vendit fqinjë dhe madje në të u përfshinë edhe emra të njohur të politikës, të cilët e quajtën atë një provokim.

Ndonëse në mediat greke kualifikimi i Eugentit nuk është komentuar gjatë, në rrjetet sociale pupolli grek ka shpërthyer në të shara kundër këngës dhe këngëtarit përfaqësues në Eurovizion.

Këto janë disa nga komentet:

“Të kualifikohet Shqipëria dhe jo ne Grekët, çfarë do dëgjojmë tjetër tani, ne kishim edhe këngëtarë me mikrofona atje lartë, jo hajdutë të pagdhendur dhe të pashkolluar”, ka shkruar njëri prej tyre.

“Ky këngëtari i Shqipërisë na ka shtruar pllaka vjet në shtëpi”

“Të kalojë Shqipëria dhe Irlanda që janë gey që kapen dorë për dore dhe mos të kalojë Greqia?? Kjo është e tmerrshme domethënë. Vafshi në djall!”

“Ussttt, o flliqësira, kaloi Shqipëria dhe Bullgaria dhe ne na lanë mënjan, këta janë fqinjët tanë, të na rrojnë!”

Këto dhe komente të tjera të rënda kundrejt vendit tonë shihen në rrjetet sociale dhe të gjitha mbajnë hashtagun ‘Greqia duhet në eurovizion’.