Linjë e re hekurudhore – Tiranë-Aeroporti Rinas për 15 minuta

484
0

Në ditën e Europës vjen lajmi i mirë për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Aeroporti Nënë Tereza. Bashkimi Europian, BERZH dhe partnerët do të financojnë 35.5 milionë euro për të përmirësuar linjën hekurudhore Tiranë-Durrës si dhe për ndërtimin e linjës së re. Sipas Ministrit të Energjisë dhe të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, pas më shumë se 30 vitesh ky është investimi i parë serioz në rrjetin e hekurudhave nga BE.

Në total, qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 90 milionë euro për hekurudhën, ndërkohë që ka nisur faza e përzgjedhjes së kontraktorëve. Sipas planeve të BE-së, kjo e fundit do të investojë rreth një miliardë euro në programet e konektivitetit në Ballkanin Perëndimor.

Entela Barjamaj/SCAN