LLOTARIA AMERIKANE/ Kur dalin përgjigjet dhe si të kuptoni nëse jeni fitues pa numrin e konfirmimit

1040
0

Të gjithë ata që kanë aplikuar një vit më parë për llotarinë amerikane tashmë dhe pakditë i ndan për të mësuar nëse janë fitues apo jo. Kontrolli për fituesit do të nisë në datën 15 maj në orën 18:00 dhe kontrollet mund ti vijoni deri në shtator të këtij viti.

Por, nëse keni humbur numrin e konfirmimit, lotaria ju jep një zgjidhje duke rifutur të dhënat tuaja në faqen zyrtare të internetit. Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur procedurat që ndiqen më pas nëse jeni përzgjedhur si një nga fituesit e lotarisë.

Si të kontrolloni nëse jeni fitues? Çfarë duhet të bëjnë ata që kanë humbur kodin dhe ç’duhet të dinë fituesit?

Ambasada Amerikane në Tiranë, thekson se lista e fituesve shqiptarë do të shpallet në faqen Lotarisë Amerikane dhe jo me postë elektronike apo me letër.

Për fituesit shumë e rëndësishme, thekson zyra konsullore e Ambasadës Amerikane, është përgatitja për intervistën.

Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata.

Zyra konsullore në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane sqaron se aplikantët duhet të kenë kujdes nga mashtrimet. Një nga mashtrimet janë mesazhet elektronike që njoftojnë se jeni fitues, por duhet të dërgoni një shumë të hollash. Ky është mashtrim, fituesi shpallet vetëm me një mënyrë. Dhe pas përzgjedhjes, duhen plotësuar kriteret që kanë të bëjnë me arsimin dhe punësimin.

“Programi i Lotarisë DV-2019. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 është në dispozicionin tuaj nga data 15 Maj, 2018, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.