Shpesh rendim të të jemi sa më selektiv dhe të kujdesshëm në blerjen e ushqimeve. Bio apo jo, kjo është dilema që mundon prej kohësh konsumatorët shqiptarë, ushqime që sipas ekspertëve të rritur me hormone dhe pesticide kthehen shpesh në sëmundje të rënda për shëndetin e njeriut.
Na ndodh që mendojmë se po blejmë një ushqim më të shtrenjtë me argumentin se është ‘bio’, pra i rritur pa hormone, por ndodh që mund të jetë e kundërta.
Në të njëjtën situatë është gjendur edhe pronari i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu. Përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se si mendoi se ka blerë një tufë me presh të rritur nga kopshtet e fshatarëve, por gënjeshtra e tregtarit të vogël doli në shesh vetëm disa orë pasi e kishte shitur.
“ Shkon pasdite e blen presh me çmim më të shtrenjtë tek fshatarët, gjoja për BIO dhe shiko sa janë rritur gjatë natës. Detyrohesh t’i hedhësh në plehra me bindje që nuk do blesh më”, shkruan Hysenbelliu, i cili poston edhe foton me prasët e rritur si me magji gjatë natës.