Bjondia bën kërdinë, i vjedh çantën sy më sy djalit në argjendari (Video)

849
0

Kishin shkuar të blinin unazën e fejesës. Bjondia bën kërdinë, i vjedh çantën sy më sy djalit në argjendari. Një grua në mesomoshë nuk ka pasur aspak turp ditën e sotme, teksa i ka vjedhur çantën një djali në një argjendari në Tiranë.

Zonja vihet re teksa hyn në argjendari e qetë dhe nga veprimet që bën, duket se e kishte piketuar më parë djalin dhe çantën e tij.

Teksa i riu ishte bashkë me partneren dhe po shikonin për të blerë bizhuteri prej floriri, gruaja bën sikur e ka mendjen tek sendet e ekspozuara në vitrinë dhe afrohet tek çanta.

Ajo zgjat dorën dhe i merr me lehtësinë më të madhe djalit, çantën që e kishte lënë mbi banakun prej xhami dhe ishte tërësisht i hutuar duke parë bizhuteritë, bashkë më vajzën që e shoqëronte.

Ata dot ë blinin unazat e fejesës në një prej argjendarive në Tiranë që ndodhen në zonën e Shallvareve, por kjo zonjë u ka prishur gjithë planin.

Nëse e njihni si fytyrë, çifti kërkon që ta denonconi dhe t’u kthehet çanta, ku ndodheshin edhe paratë e parashikuara për të blerë unazën./JOQ.al