“Bëra shtëpi me lekët që më hodhën në dasmë” Nuk justifikoi dot pasurinë, Habit gjyqtari i Kushtetueses..

475
0

Dosja e anëtarit të Gjykatës Kushtetues,e Fatmir Hoxha ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Parvarur të Kualifikimit.

Ai nuk ishte i pranishëm, por avokati i tij ka çuditur jo pak me arsyetimet për pasurinë e tij.

Avokati i Hoxhës është shprehur se shtëpinë e ka bërë me lekë borxh si dhe me lekët që atij ia kanë hedhur në dasmë, kur është martuar.

Mësohet se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, ka vënë në dispozicion videot e dasmës, pro kjo provë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese i Vetting-ut.

“Pretendohet nga KPK për një shumë që nuk justifikohet, por Hoxha ka kërkuar të administrohet kaseta e dasmës, bëhet fjalë për një shumë normale lënë nga të afërmit e tij. Shuma është plotësisht e justifikueshme, zoti Hoxha nga 2011 është emëruar anëtar i Kushtetueses dhe është transferuar nga Shkodra, ka shitur banesën me orendi dhe shuma i përket orendive, dhe vetë shtëpisë”- tha ai.