Tufa parash, makina ari dhe tigra si kafshë shtëpiake, ja jeta përrallore e fëmijëve arabë

958
0

Kemi parë herë pas here fëmijët e pasur të shteteve të ndryshme, të cilët bëjnë jetë të shfrenuar, të shthurur e tejet luksoze, por a e dini se kush qëndron në majë të klasifikimit?

Makina super luksoze të lara me ar, tigra si kafshë shtëpiake, tufa me para, – këta fëmijë miliarderë i kanë të gjitha.

Ata padyshim po shijojnë parajsën në tokë duke bërë jetën që çdo i ri në botë do ta ëndërronte.

Bëhet fjalë për fëmijët e pasur të Arabisë Saudite. Me siguri keni lexuar për pasurinë marramendëse që kanë familja e princërve pasardhës të mbretit, që përbëhet nga të paktën 1000 persona.

Ata kanë gjak blu dhe trashëgojnë një pasuri nga tregtia e naftës apo edhe pasurive të tjera që ka vendi i tyre.

Kjo i ndihmon për të siguruar edhe jetën e brezave të shtatë pas tyre, që të jetojnë të gjithë nën një luks të ëndërrueshëm.

Për t’u njohur më mirë me stilin e jetës së tyre ju sjellim fotot e mëposhtme.