Ajo nuk do te harrohet kurre per rolin e saj si Elsa, por ja si ka ndryshuar ajo pas 32 vitesh

913
0

Ajo mbahet mend dhe nuk do te harrohet kurre per rolin e saj si Elsa në komedinë e famshme shqiptare “Pallati 176”.

Eva Alikaj feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 57 vjeç, edhe pse të gjithë e kujtojnë si ajo vajza e re lozonjare në rolin e Elsës.

Eva Alika është një emër i madh dhe kontributi i saj në kinematografinë shqiptare nuk është i pakët sidomos në vitet ’80.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.