Auron Tare zgjidhet kryetar i Këshillit Shkencor në UNESCO

610
0

Në Selinë e UNESCO-s në Paris, në sesionin e radhës së vendeve anëtare të Konventës së 2001 mbi Pasurinë Kulturore Nënujore Botërore u mbajt mbledhja e Këshillit Shkencor dhe teknik të kësaj Konvente.

Me propozimin e përfaqësuesit të Argjentinës mbështetur nga Franca dhe Meksika, Këshilli Shkencor dhe Teknik i Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s, votoi Auron Taren si Kryetar të këtij organizmi të rëndësishëm.

Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër, në prani edhe të Sekretariatit të UNESCO si dhe të dhe Drejtores se Përgjithshme të Pasurive Botërore të Unesco-s.

Ky pozicion i lartë 4 vjeçar, mbahet për herë të parë nga një shqiptar dhe vjen si angazhim i gjatë i z.Tare në kërkimet dhe zbulimet e anijeve të mbytura historike.