Shembet “Shqiponja”, zbulohet plani i Bashkise

967
0

Brenda kësaj vere, Bashkia e Tiranës do të nisë një sërë investimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me transportin dhe sistemimin e disa prej hyrjeve dhe akseve kryesore.

Po kështu Bashkia ka në plan të bëjë edhe rrugën e vjetër të Tiranë-Durrës që njihet si aksi Kombinat-Plepa.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, duke folur për këto investime të pritshme, tha: “Kemi folur me disa banka zhvillimi ndërkombëtare për mundësinë e financimit të ribërjes të rrugës nga Kombinati në Plepa. Ajo është një zonë që ka shumë potencial, tani edhe industrial. Shumë prej mini-punishteve, fabrikave me 200-300 punonjës kanë filluar transferimin në atë zonë. Kështu është planifikuar edhe në planin urbanistik. Rruga Kombinat–Plepa është një rrugë nacionale, ka ardhur nevoja që edhe shtresat të rishihen dhe ndoshta te kemi më shumë zgjerim. Jemi duke folur me FSHZH dhe ARRSH që të fillojmë edhe aty një investim”.

Po kështu duke pranuar problemin e trafikut në hyrje të Tiranës, tek sheshi Shqiponja ai tha se “ Në një qytet të madh ka gjithnjë trafik, është gënjeshtar ai kryetar bashkie që thotë s’do ketë më trafik. Kompania gjermanë që mat trafikun në Tiranë, ka 20% më pak. Kemi pasur 25 hotspote Sot kemi 1-2 hotspote. Tek Shqiponja do ketë mbikalim e nënkalim që besoj se do ta zgjidhë trafikun”, tha ai.

Sipas veliaj, do ti jepet një zgjidhje Unazës së Re (Astiri) pasi ka qenë ish- komuna Kashar që e ka ndërtuar zonën kretj pa plan. “Bashkia e Tiranës do bëjë rrugët pingule, Autoriteti i Rrugëve do bëjë rrugët tangenciale. Pra ky është plani, ne do fillojmë me bulevardet kryesor të Kasharit në të gjithë zonën e ‘Astirit’, qeveria do bëjë të gjithë aksin që quhet rruga ‘Teodor Keko’, ose Unaza e Re”, deklaroi Veliaj. Investimet në këto akse pritet të nisin këtë verë. /Opinion.al