Vetëm 6 vjeç, por Ingrit Gjoni i bën të birit dhuratën më të çmendur

1361
0

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni së fundmi i ka munguar publikut pasi nuk ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore, por teksa ka lënë paksa në hije muzikën, ajo i është përkushtuar më shumë aktrimit.

Prej gjashtë vitesh Ingriti është nënë e vogëlushit Parid, me të cilin duket mjaft e lidhur dhe publikon shpesh foto ‘nënë e bir’ në ‘Instagram’. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga Parisi, ku e shohim me të birin, i cili feston sot ditëlindjen.

Mirëpo ajo që i ka habitur të gjithë është një foto ku Ingriti dhe vogëlushi shfaqen me letra në duar, tek të cilat kanë njoftuar për dhuratën e çmendur të ditëlindjes që e pret Paridin.
“Do të shkojmë në Disney”- shkruan Ingriti.
“Dhe unë nuk e kam idene akoma, sepse ende s’di të lexoj.”- shkruan në letrën e të birit.

Mesa duket, Ingriti ka vendosur ta suprizojë vogëlushin e saj me një udhëtim në ‘Disneyland’, në botën e kukullave, vend të cilin dëshirojnë ta vizitojnë të gjithë fëmijët.