Foshnja e braktisur po vdiste urie, policja e ushqen me gji duke i shpetuar jeten

569
0

Të qarën e një foshnjeje të braktisur në pyll e kishte dëgjuar një grua, e cila menjëherë kishte njoftuar policinë për atë që kishte zbuluar. Shumë shpejt një police arriti në vendin e ngjarjes dhe vuri re se foshnja ende kishte të pashkëputur kordonin e kërthizës.

Së fundmi policja Luisa Fernanda Urrea ishte bërë nënë dhe kur ka kuptuar se foshnja ishte e uritur, menjëherë ka bërë veprimin që i ka prekur të gjithë. Ajo nuk ka ngurruar t’a marrë foshnjën e braktisur në krahë dhe t’a ushqejë atë me gji.

 

Ky ishte një gjest heroik i saj, e cila e kreu më së miri detyrën duke shpëtuar jetë. Video prekëse ku ajo ushqen foshnjën me gji u shpërnda në çdo rrjet social dhe menjëherë mori vëmendjen dhe respektin e të gjithëve.

https://youtu.be/1btrBsSxswM