“The Telegraph” shpall 30 vendet më bukura në Europë, i dyti në listë një qytet shqiptar

990
0

Qyteti shqiptar është renditur në vend të dytë për nga bukuria nga 30 vendet më të bukura në Europë të listuara në “The Telegraph”, bazuar në guidat e Shoqatës Japoneze të Agjentëve të Udhëtimit (JATA). Bëhet fjale per qytetin e Beratit

“Mangalem, lagjia e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij”, shkruan britanikja “The Telegraph”, shkrim i postuar edhe nga kryeministri Rama në facebook.

Listën e kryeson kalaja Kilkenny në Ireland, e cilësuar shpesh si një qytet më vete për shkak të madhësisë që ka, sa një qytet.

Ndër vendet e tjera që përmenden në shkrim janë edhe Civita di Bagnoregio, Italy; Procida, Italy; Conwy, Wales; Lech, Austria; Hindeloopen, Netherlands; Lefkara, Cyprus; Rovinj, Croatia; Soglio, Switzerland, etj. Shkrimi i plotë kliko këtu.