I arrestuan vëllain, Shpërthen protestuesi, Fyerje me “pullë të kuqe” Ramës Live, gazetarja tmerrohet

Dy qytetarë shpërthyen në ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama në transmetimin direkt të Report TV nga Kukësi, pas vendimit të gjykatës së këtij qyteti për ta shqyrtuar nesër masën e arrestit për 23 të ndaluarit për protestën e dhunshme në Kalimash.

Report Tv pyeti lidhur me këtë vendim disa të afërm të personave të ndaluar që ishin mbledhur përpara Gjykatës së Kukësit.

Gazetari Arsen Rusta iu drejtua vëllait të njërit prej të ndaluarve, duke i kërkuar që të shprehte një mendim lidhur me shtyrjen e gjykimit për nesër, mirëpo ky i fundit nisi të fyente kryeministrin Edi Rama.

Gazetari i vuri në dukje qytetarit se mund ta shprehte lirshëm mendimin e tij, mërëpo pyetja kishte lidhje me shtyrjen e vendimit të gjykatës për nesër.

Në këtë pikë ndërhyri një tjetër i pranishëm, i cili shpërtheu edhe më keq në lidhje direkte me ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërcënoi se në rast se të ndaluarit nuk lirohen deri sot pasdite, ata do të dalin sërish nesër në “Rrugën e Kombit” për ta shkatërruar.

Në këtë pikë, spikerja në studion e Report TV Aida Toncica, e ndërpreu lidhjen duke e konsideruar si pa etikë gjuhën e përdorur në transmetim direkt nga qytetari i revoltuar.

Pak më herët kancelari i Gjykatës së Kukësit, Shikim Korbi, bëri të ditur në një prononcim për mediat se gjyqtarja e gatshme ka vendosur që gjyqi për 23 të ndaluarit e protestës së dhunshme në Kalimash të pak ditëve më parë të zhvillohet nesër në orën 09, në Gjykatën e Shkallës së parë Kukës.

“Infrastruktura e gjykatës nuk e lejon që të 23 të jenë në sallë, por do të shohim mundësitë që seanca të zhvillohet për të gjithë njëherësh me mundësitë që kemi. Akuzat ndaj personave të ndaluar janë kundërshtimi i forcave të policisë dhe shkatërrimi i pronës. Gjykata ka afat ligjor 48 orë për shqyrtimin e masës nga paraqitja e kërkesës deri në dhënien e vendimit” – tha ai.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.