Kryebashkiaku i Lezhës: Ndihem i ofenduar

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar për abuzim dhe tjetërsim me pronat, ka dalë sot para Gjykatës së Apelit Shkodër, për të apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e vendosur pak javë më parë nga Gjykata e Lezhës.

Ai kërkon që të hetohet në gjendje të lirë, në mënyrë që ndërkohë të vijojë detyrën e tij.

Duke folur në gjykatë deklaroi se, “Jam ndier i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej të isha thirrur nga ana e tyre pasi jam njeri i komunikueshëm”.

Frrokaj tha më tej se kërkon ndryshimin e masës së sigurisë pasi ndihet i pafajshëm.

“Nëse dikush ka pretendime që dokumentet janë false atëherë mund ti dërgojë tek komisioni i dokumentacionit. Mbiemri Frrokaj s’ka lidhje me mbiemrin Frroku, janë krejt të ndryshme. Askush nga fisi im nuk ka lidhje me këto persona. Dokumentacioni i ATMP sa i përket hartografisë verifikohet nga këshilli i qarkut dhe hartograf privat me licencë”, deklaroi ndër të tjera kryebashkiaku lezhjan.

Nga ana e saj, prokuroria e akuzon Frrokaj se ka firmosur dokumente pa ia kaluar Zyrës për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme.

Prokuroria ka dyshime se kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën bashkë me vartësit e tij.

Nga ana e tij avokati kërkoi që Frrokaj të hetohet i i lirë përkundër garancisë pasurore dhe ndaj tij të caktohet detyrim paraqitje

- Advertisement -

Tragjedi në Maqedoni/ Mbi 50 të vdekur dhe më shumë se 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën

Mbi 50 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga zjarri në diskotekën "Puls" Koçan, Maqedonia e Veriut – Një zjarr shkatërrues ka shpërthyer në...

Ja kush u largua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip 4

Mikela është banorja që lë shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo hyri në shtëpi disa javë më parë, por nuk e arriti dot ta çonte...

Ngjarje e rëndë në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.