Skip to content

Skandali, medikamenti i ndaluar tregtohet në farmaci, 200 herë më i fortë se morfina

    Emisioni investigativ “Stop” ka zbuluar se si nëpër farmaci shiten ilaçe të rrezikshme të cilat janë të ndaluar të përdoren jashtë kushteve spitalore.

    Kamera e fshehtë ka fiksuar momentet kur në një farmaci, qytetari arrin të blejë medikamentin “Fentanyl”, i cili është 200 herë më i fortë se morfina dhe konsiderohet me rrezikshmëri të lartë nëse nuk përdoret në spital në mënyrë të kontrolluar.

    Fillimisht farmacisti i kërkon qytetarit të lërë para kapar në mënyrë që t’ia porosisë medikamentin e ndaluar.

    Më pas ia dorëzon atë, por i kërkon ta mbajë fshehur.