Filmonin klientët dhe me pas i shantazhonin duke u kërkuar shuma të mëdha parash…

540
0

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, njëri prej tyre nga Kosova.

Ata u arrestuan nga policia e Trevizos pasi shantazhonin njerëz duke u kërkuar shuma të mëdha parash pasi i filmonin duke bërë seks.

Tre shqiptarët kishin marrë një shtëpi me qira të cilën e përdornin për prostitucion.

Por klientët ata i fusnin në kurth pasi i filmonin gjatë aktit.

Me këto video ata i shantazhonin duke u kërkuar shuma deri në një mijë euro, në të kundërt do i çonin filmimet te gratë e tyre.

Një qytetar i denoncoi ata dhe policia i prangosi në flagrancë.