Gruaja tregon dhunën tek Kisha e Laçit përlot nga spitali: Më merrni dhe mua bashkë me qirinjtë

670
0

Një zonjë në mesomoshë, e cila shet qirinj pranë Kishës së Shna Ndoit në qytetin e Laçit, tregon se është dhunuar nga policia, teksa ka qenë duke u munduar të shiste atë pak mall që kishte.
Ajo rrëfen për News 24 se ka qenë pranë kishës, kur policët i janë afruar dhe i kanë marrë arkën me qirinj . Policia i ka bërë me dije se nuk duhet të shesë më aty, por gruaja ka bërë rezistencë.

Zonja tregon se ka dashur që të futej në mjetin e policisë dhe të mos i lejonte që t’i merrnin të vetmin mjet mbijetese, por është shtyrë me forcë dhe është përplasur në tokë, ku ka humbur ndjenjat.

Ajo tregon nga shtrati i spitalit:

Kam qenë tek kisha kur erdhi policia dhe na tha të largohemi. Ne nuk u larguam dhe unë si gjithë të tjerët. Më morën arkën e qirinjve, më thanë këto i morëm ne, nuk ke për të shit më. I thashë që qirinjtë i kam marrë borxh e nuk kam paguar lekë, ndaj më merrni edhe mua bashkë me qirinjtë. Shkova me hy në makinën ku futën qirinjtë. Kjo është makinë për mall, më thanë, më shtynë me forcë rashë pa ndjenja. Vetëm kur e pashë veten në spital. Më shtynë që të mos hypja në makinë”