Amerikanët largojnë urgjentisht armët nga baza në Incirlik, çfarë po ndodh në Turqi?

Mediat turke kanë kapur foto të ngarkimit të një depoje të lëvizshme armësh në një avion US C-5M Super Galaxy amerikan në bazën e SHBA-ve në Incirlik të Turqisë, gjë e cila është bërë shkak për spekulime në rajon.

Kjo është hera e tretë që amerikanë transferojnë ngarkesa të tilla të mëdha me armë dhe pajisje nga baza e tyre në Turqi për në vendet e tjera, gjë e cila tregon për uljen e raporteve mes të dy shteteve.

“Për disa rrugë me radhë, amerikanët kanë larguar pajisje të tyre nga baza në Incirlik. Fillimisht ata transferuan raketat bërthamore nga Turqia për t’i ruajtur në Rumani, kurse tani po largojnë pajisje të tjere duke pasqyruar nivelin e ulët të marrëdhënieve”., shkruajnë ndërkohë mediat greke, përcjell Albeu.com.

Më parë, ishte Gjermania ajo që kishte larguar avionët e saj nga baza në fjalë pas debateve publike mes lidërëve, kjo edhe për shkak se Turqia tashmë ka raporte shumë të ngushta me Rusinë e Putinit. /albeu.com/ http://www.albeu.com/bota/amerikanet-largojne-urgjentisht-armet-nga-baza-ne-incirlik-cfare-po-ndodh-ne-turqi-foto-lajm/386755/

- Advertisement -

E tmerrshme/ Sulmi i fundit nga Izraeli, vrau 89 gra dhe 174 fëmijë

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale...

Turma “ndahet në dysh” në sekond! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)

Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve në Beograd. Në pamjet e shpërndarë në mediat sociale, shihen momentet kur protestuesit qëndronin të...

Një tjetër avion merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar (VIDEO)

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver....

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.