Kujdes prindër: Zbulohet arsyeja alarmuese pse tentoi të vetëvritej 14-vjeçari nga Vlora

608
0

I mituri tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, e shpëton daja në momentet e fundit. 

Një 14-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke varur veten me litar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 16:00, në fshatin Akërmi të njësisë administrative Novoselë.

Në një moment kur prindërit e të miturit nuk ndodheshin në shtëpi, 14-vjeçari me inicialet A.M. është mbyllur në dhomën e tij dhe me një litar është vetëvarur, raporton Panorama.

Pak momente pas këtij veprimi, që do ta çonte drejt mbytjes, në banesë ka hyri daja i tij, i cili e ka gjetur djalin në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë, ai i ka hequr litarin nga fyti dhe me ndihmën e prindërve të tij e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, 14- vjeçari ka arritur të dalë nga gjendja kritike dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa mësohet se vetëm gjatë ditës së hënë, i mituri ka arritur të jetë në gjendje të flasë, edhe pse ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pas aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar të miturin drejt tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Sipas burimeve nga Policia, edhe pse kjo e fundit ka tentuar ta mbajë të fshehtë ngjarjen, në xhepin e pantallonave të 14-vjeçarit është gjetur një letër, ku dyshohet se ai u përket sekteve fetare, raporton Panorama.

Dyshohet se ka qenë pikërisht përmbajtja e fletëpalosjes që mund të ketë ndikuar te djali i mitur, që më pas të marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës. Ndërkohë, nga ana tjetër, familjarët e tij nuk kanë preferuar ta bëjnë publike një fakt të tillë, madje nuk kanë dashur që të komentojnë aspak gjithçka që ka ndodhur me djalin e tyre, në mënyrë që e gjitha kjo të mos rëndojë më shumë mbi gjendje e 14-vjeçarit.

I mituri A.M., mësohet se është nxënës i klasës së nëntë në shkollën 9-vjeçare në Akërmi. Policia është duke hetuar për letrën e gjetur në xhepin e pantallonave të 14- vjeçarit, për të vërtetuar nëse ajo i përket ndonjë projekti në shkollë apo ka lidhje me përfshirjen e tij në ndonjë sekt fetar.

“Si jetonin njerëzit në kohët e mëparshme”, mësohet se shkruhej në ballë të kësaj fletëpalosjeje. Gjatë marrjes në pyetje, në Komisariatin e Policisë së Vlorës, dy prindërit e 14-vjeçarit, por dhe daja i tij, kanë deklaruar se letra e gjetur në xhepin e pantallonave të tij nuk ka lidhje me ndonjë sekt fetar. Ata gjithashtu thonë se nuk kanë dijeni që djali i tyre të jetë takuar apo të jetë shoqëruar me ndonjë përfaqësues të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

“E kishte projekt për shkollën”, janë shprehur prindërit e 14-vjeçarit për letrën. “Nuk ka shfaqur shqetësime që të na bënin merak”. I mituri mbetet ende nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa gjatë ditës së hënë nuk kanë munguar edhe kontaktet me psikologët për gjendjen e tij emocionale.