Apeli jep vendimin, ndryshon masa e sigurisë për Fran Frrokaj

538
0

Gjykata e Apelit të Shkodrës vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie pa mbikëqyrje policore’ për kryebashkiakun lezhjan, Fran Frrokaj. Ky i fundit kishte apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars. Frrokaj kërkon që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë.

Relatore  e çështjes ishte gjyqtarja Valbona Vata dhe prokuror Brahim Ndragjoshi. Prokurori kërkon arrest me burg per Frrokaj, Hafizin, Dilaver Nelin dhe Gjoke Ndokën

Por avokati Adrian Leka thotë se Fran Frrokaj u ndalua pa paraqitur asnjë provë, ndërsa në dosjen e Prokurorisë sipas tij nuk ka asnjë dokument që fajëson kryebashkiakun për tjetërsim pronash në Shëngjin apo shpërdorim detyre.

Leka: Kontestoj qendrimin e prokurorit sepse tha gjera te paverteta dhe perdori gjuhe joligjore. Perdorimi i zhargonit mediatik nga prokurori është e  papershtatshme. Mos te harrojme se ai gjyqtar ne pak dite dha 2 masa ndryshme. Çfare ka ndryshuar nga dita kur gjykata dha arrest shtepi dhe deri me sot? Këtë duhet te thoshte prokurori. Vendimi  është i pabazuar dhe ne tejkalim te kufinjve kufizues.

Avokati thotë se klienti i tij Frrokaj nuk ka pasur dijeni për falsifikimin e dokumentacionit.

Leka: Frrokaj nuk ka patur dijeni sepse persona tjere perpilojne dokumentacionin. Vepra penale falsifikimit kryhet me dashje dhe Frrokaj nuk ka patur asnje dijeni sepse kane qene me firma dhe vula institucioneve tjera.Eshte absurd pretendimi.  Falsifikatoret te mbajne pergjegjesi por Frrokaj nuk ka patur dijeni dhe askush edhe ne shkalle te pare nuk ka thene nje gje te tille. Edhe sikur bashkia te gabonte, ZRPP mund te frenonte dhe ndalonte veprimet e tjera sepse ja jep ligji kete te drejte. Kerkojme ndryshim vendimi dhe te jepet mase tjeter per Frrokaj, detyrim paraqitje ose garanci pasurore.

Vetë kryebashkiaku ka deklaruar në seancë se e ndjen veten totalisht të pafajshëm. Ai tha se  Bashkia firmos me dhjetra AMTP në ditë, por këto bëhet në funksion të vjeljes së taksës jo dhënies së pronësisë.

Frrokaj: E ndjej veten totalisht te pafajshem. Sot kerkova ndryshim të mases sepse nuk jemi në gjykim me themel per te kerkuar pafajësi. Ne jemi thjesht institucion i ndermjetem ne kete rast. AMTP kalon tek ne me shume per vjeljen e takses. Qytetari qe ka kete dokument, bashkia nuk ka drejte firme. AMTP unë  firmos 20 deri 50 në dite dhe nuk kam kompetence te shkoj në terren.Ne kemi 5 dite kohe te kthejme pergjigje. Mbiemri Frrokaj nuk ka lidhje me mbiemrin Frroku. Asnje njeri i imi ne 10 breza nuk ka lidhje me keto persona. Kam ngelur i ofenduar nga prokuroria, te pakten 1 here do te duhej te isha thirrë.

Pse Prokurori i do domosdoshmërisht në burg të akuzuarit?

Ndërkohë avokatët e Gjoke Ndokës, Shaqe Marinaj dhe Genc Gjokutaj i kanë kërkuar gjykatës të mos pranojë kërkesën e prokurorisë për arrest me burg të klientit të dyte duke deklaruar:

“Ky i dyshuar s’ka te drejte te ndryshoje zerat kadastral. Ai ka hedhur firme pasi ka pare firmat e topografit dhe drejtuesve të fshatit qe kane bere verifikimet. Regjistri i kadastres eshte i sekuestruar dhe nuk kemi si ta verifikojme”.

Avokati Gjokutaj nuk ka nguruar ta cilësojë si procesin gjyqësor më skandaloz që ka kryer.

Gjokutaj: Është nje nga proceset me skandaloz.Te lexosh prokurorine qe vjen kerkon ndaj te tille personave masen me ekstreme pa u thirrur asnjehere ne prokurori. Vendos mase pa e thirrur prokurori, as nuk i njeh.Nuk i ka thirrur sepse do kishte degjuar shpjegimet. Tani kerkon arrest burg qe te mos ikin, çfare eshte kjo? Ka patur dashakeqesi dhe rëndim pozitave ndaj ketyre personave.

Ligji ka interes arrestimet apo zbardhjen e te vertetave? Çfare synon prokurori me kerkesen e tij kur njerezit i ka ne arrest shtepie e te ruajur me polici. Pse i do domosdoshmerisht ne burg prokurori. Nuk thote dot prokurori qe ne arrest shtepie do me ikin keto persona apo do prishin prova. Kjo ceshtje ka nje numer jologjik njerezish. Ka marre fund koha e pergjegjesisë kolektive.Perfundimisht kerkojme mase me te lehte per Ndoken.

Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.