RENEA e FNSH terror gjatë natës në Kukës: Kontrolle e dhjetra arrestime

615
0

Gjatë orëve të natën në Kukës dhjetra forca policie nga e gjithë Shqipëria kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Kukësit.

Nga raportimet e para mësohet se RENEA dhe FNSH-ja kanë kontrolluar çdo familje në Kukës duke shoqëruar në polici me dhjetra shtetas.

Familjarët e tyre janë shprehur të alarmuar për shkak se nuk kanë asnjë ide se çfarë po bëhet me ta.

Ndërhyrja e policisë vjen pas protestës së djeshme në Rrugën e Kombit ku protestuesit shkatërruar e dogjën kabinat ku do të bëhej mbledhja e taksës prej 5 në 10 euro.