Babai befason të bijën me një “makinë” të re pasi ajo mori patentën Por vajza nuk i besoi syve kur pa çfarë i kishte dhuruar i ati

463
0

Shumë fëmijë fillojnë të mendojne seriozisht qe prinderit e tyre duhet t’i blejnë një makinë në ditëlindjen e gjashtëmbëdhjetë te tyre pasi arrijne në moshën ligjore per tu pajisur me patente.

Dhe ndërsa disa prindër mendojnë se kjo është një pritshmëri e arsyeshme, të tjerët, si ky baba në këtë video, kanë një pikëpamje të ndryshme për këtë çështje.

Është ditëlindja e gjashtëmbëdhjetë e vajzës së tij, dhe ai e çon jashtë në oborr duke ia mbyllur syte. Disa metra larg tyre është një objekt i madh i mbuluar, sa lartësia dhe gjatësia e një makine. Ju mund të shihni edhe gomat që duken nga nën pelhure.

Babait iu desh nje minute per te realizuar sic duhet surprizen e saj.Sa më shumë qe ai fliste për të, aq më shumë qeshte vajza e tij.

Ai i siguron asaj qe nëna dhe babai e duan me të vërtetë shume, dhe ajo ka qenë nje vajze shum e mirë.

Kur babai ja hap syte , pergjigja e vajzes eshte skeptike : “Një varkë?”

Babai e mohon dhe ecën përpara për të zbuluar makinën e saj. Kur heq pelhuren dhe e zbulon, shohim një kornizë te zbrazët me rrota të lira dhe një skuter te cuditshem nën të.

Vajza e tij shpërthen duke qeshur, ndërsa babai i saj me krenari paraqet mjetin e saj të ri. Ai madje i vë në dukje se ka vetëm një vend.

Me trimeri ajo e merr skuterin dhe ben nje rrotullim.

Ajo vertitej lart e poshtë kodrës pranë shtëpisë së saj, dhe madje edhe komentuesit të cilët ishin kritik ndaj te atit ,e pranuan se dukej me te vertete argetuese.

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/