Kujdes me atë që publikoni në Facebook, ambasada amerikane po ua mbledh të gjithëve

541
0

Gjithçka që ju publikoni në rrjetet sociale, përfshirë edhe komentet tek miqtë apo fotot 24 orëshe, do të ndikojë tek ju nëse do të aplikoni ndonjëherë për vizë në ambasadën amerikane.

Një mënyrë të re po mendon qeveria Trump për të mbledhur informacion për të gjithë ata që kërkojnë vizë turistike apo të emigrojnë në SHBA dhe kjo metodë do të përfshijë edhe kontrollin e rrjeteve sociale.

Propozimi që vjen nga departamenti i shtetit do t’u kërkonte aplikantëve për vizë që të japin detaje mbi llogaritë e tyre në “Facebook” dhe “Twitter”.

Ata do të duhet që të japin informacion mbi të gjithë identitetet e tyre në rrjete sociale përgjatë pesë viteve të fundit.

Aplikantëve do t’u kërkohet gjithashtu të japin informacion për numrat e telefonit që kane përdorur gjatë pesë viteve të fundit, adresat elektronike dhe udhëtimet jashtë vendit.

Gjithashtu do t’u kërkohet të japin informacion nëse janë dëbuar ndonjëherë nga një vend ose nëse ndonjë i afërm ishte përfshirë në veprimtari terroriste.joq.al/