Një burrë është tronditur kur ka zbuluar se kishte përplasur bashkëshorten dhe djalin e tij me makinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në provincën kineze të Shandong.
Zhang Ui, u largua nga aksidenti pasi përplasi motorin me të cilin lëvizte gruaja dhe djali.
Vetëm pak orë më pas ai u ndalua nga policia dhe u dërgua në spital për të parë viktimat e tij.
Kur ka mësuar se bëhej fjalë për bashkëshorten dhe djalin, i cili vdiq, ai është tronditur.
Zhang u ka thënë policëve se të tre kishin qenë për darkë tek shtëpia e një të afërmi, por kur u kthyen ai kishte marrë furgonin ndërsa gruaja kishte hipur në skuter, së bashku me të birin.
Ajo që rëndon më shumë gjendjen e tij është fakti se ai u largua nga aksidenti, por nëse do kishte qëndruar, djali mund të kishte shpëtuar.