Grekët hapin zjarri në kufi me Turqinë, aktivizohen forcat DELTA

472
0

Greqia ka ndërmarrë një stërvitje të gjerë gjatë këtyre ditëve në ishujt Dodecanese, të cilët janë në kufi me Turqinë.

Stërvitja është përshendetur edhe nga ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos përmes një postimi në Facebook.

Mediat greke bëjnë me dije se në këtë stërvitje, e cila ndryshe nga të parat parashikon edhe hapje zjarri me armatim luftarak ndaj objektivave të caktuar do të aktivizohen edhe forcat speciale DELTA të ushtrisë greke, përcjell Albeu.com.

Forcat DELTA do të stimulojnë skenare zbarkimi në tokë përmes anijeve amfide si edhe ato të mbrojtjes në rast të një sulmi nga deti.

Forcat DELTA tç Greqisë janë krijuar në fillim të viteve 2 000 dhe aktivizohen vetëm në rastet e krizave të mëdha të sigurisë, me të cilat përballet vendi. Aktivizimi në këtë periudhë sipas mediave greke tregon pikërisht seriozitetin e situatës.

Grekët nuk e fshehin se kjo stërvitje bëhet kundrejt provokimeve të Turqisë në det dhe në tokë duke thënë se ka ardhur koha që të marrin seriozisht masa.

Një gjë të tillë e ka shprehur edhe kryeministri grek Tsipras, i cili tha se ka ardhur koha që Turqia t’i japë fund provokimeve. /albeu.com/