Vajza shkon të pastrojë shtëpinë e prindërve të vdekur, shokohet nga ajo që gjen brenda

401
0

Një grua në Tiranë ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj të ndarë nga jeta disa kohë më parë, por është befasuar nga ajo që ka gjetur.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, F.M., 61 vjeçw, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim në polici.

Ajo ka thënë se në rrugën “Qemal Stafa”, gjatë pastrimit të banesës të prindërve që nuk jetojnë më, ka gjetur një armë zjarri të vjetër automatike.

Gjithashtu ajo ka gjetur dhe një krehër me 29 fishekë kalibër 7.62 mm, për të cilat ka njoftuar vetë policinë për ti dorëzuar.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim